Mickoski: Filloi rikonstruksioni i 19 rrugëve në Komunën e Aerodromit

Shkup, 7 prill, Zhurnal.mk – Edhe disa projekte të tjera që financohen nga Qeveria në komunat. Nga ajo që munda të dëgjoj nga kryetari i komunës, bëhet fjalë për rrugë dhe infrastrukturë shoqëruese me vlerë mbi 130 milionë denarë, ndër të tjera, këto janë disa projekte që tashmë po realizohen përmes programit të Qeverisë për financimin e projekteve në komuna.

Në këtë mënyrë, Komuna e Aerodromit fiton vlerë të shtuar, dhe kjo është shumë e rëndësishme sepse përmirësohet cilësia e jetës së qytetarëve.

Do të doja të falënderoj kryetarin e komunës, këshilltarët, deputetët dhe të gjithë ata që marrin pjesë në realizimin e këtyre projekteve, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të tregojmë se atë që e premtojmë, edhe e realizojmë për qytetarët.

Jam i kënaqur kur shoh me çfarë dinamike po punohet në projekte, ja, erdhi pranvera dhe menjëherë të gjitha kantieret e ndërtimit po rifillojnë punën. Kështu që presim që këtë vit të përfundojë gjithçka që ka filluar përmes thirrjes së parë dhe të dytë nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, ndërsa vitin e ardhshëm të kemi një buxhet të caktuar për të shpallur një thirrje të re dhe për të realizuar projekte të reja në komunat.

Kështu që, edhe një herë, jam mirënjohës ndaj të gjithë atyre që marrin pjesë në realizimin e këtij projekti. Falënderoj kryetarin e komunës, këshilltarët, administratën dhe deputetët që luftojnë për më shumë projekte për komunën e tyre, dhe pres që të vazhdojmë kështu edhe në periudhën që vijon.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit