Mendi Qyra inspekton punimet në terrenin sportiv pranë SHF “Vëllezërit Miladinovci”

Kryetari i Komunës Mendi Qyra, inspektoi nga afër punimet në terrenin sportiv pranë Shkollës Fillore “Vëllezërit Miladinovci”, një projekt që tashmë është në prag të përfundimit dhe është i financuar nga Ministria e Sportit.
Ky investim synon të krijojë kushte më të mira për nxënësit dhe të rinjtë, duke promovuar aktivitetin fizik dhe një stil jetese të shëndetshëm.
Sporti është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e trupit dhe mendjes – trup i shëndoshë, mendje e shëndoshë.
Komuna mbetet e përkushtuar që të ofrojë hapësira moderne dhe të sigurta për të gjithë, sepse rinia jonë meriton më të mirën.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit