Studentë, aktivist politik, në krye të protestës së djeshme

Gjatë protestës së djeshme të studentëve, të organizuar nga tre unionet e universiteteve shqiptare, pjesë e drejtuesve dhe folësve ishin edhe studentë që janë hapur anëtarë ose aktivistë të LSDM-së.

Një ndër ta ishte edhe Demir Demiri, i cili ka qenë vazhdimisht në rreshtat e parë të protestës, duke brohoritur me megafon dhe duke mbajtur fjalim.

Studentët shqiptarë dje protestuan për të kërkuar që t’u mundësohet dhënia e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe.

Përveç mbështetjes nga përfaqësues të partive shqiptare në opozitë, edhe lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, deklaroi në emisionin “n’Podium” në Ora24.tv se LSDM e mbështet mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit