OKTA vazhdon me çmime më të lira për naftë dhe benzinë!

Në një kohë kur tregjet ndërkombëtare përballen me luhatje të vazhdueshme të çmimeve, kompania OKTA ka vendosur të zgjasë masën e uljes së çmimeve për derivatet deri më 30 prill 2026.

Sipas njoftimit, nafta do të vazhdojë të shitet me 3 denarë më lirë për litër, ndërsa benzina 95 dhe 98 oktan me 2 denarë më lirë për litër. Kjo nismë synon të lehtësojë barrën financiare për qytetarët, përmes tregtarëve me shumicë dhe pakicë.

Nga kompania theksojnë se iniciativa është vullnetare dhe u mundëson operatorëve të tregut që ta reflektojnë këtë ulje në çmimet finale për konsumatorët.

Megjithatë, çmimi përfundimtar mbetet në dorë të vetë tregtarëve, çka do të thotë se qytetarët mund të hasin çmime të ndryshme në pika të ndryshme të furnizimit me karburant.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit