Ligji për Tatimin Solidar, i cili u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut pas iniciativës së dorëzuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, tashmë ka hyrë në fazën e zbatimit për kthimin e mjeteve tek kompanitë e prekura.
Në përputhje me marrëveshjen e arritur, kthimi i mjeteve realizohet në dy këste, ku kësti i parë është ekzekutuar në muajin mars 2026, ndërsa kësti i dytë pritet të realizohet në muajin mars 2027.
OEMVP vlerëson se ky proces përfaqëson një korrigjim të një barre të padrejtë që u ishte imponuar kompanive në mënyrë retroaktive, duke prekur drejtpërdrejt planet e tyre për investime, zgjerim dhe zhvillim.
Si përfaqësuese e sektorit privat, Oda do të vazhdojë të qëndrojë në mbështetje aktive të bizneseve, duke reaguar dhe vepruar në çdo rast kur cenohen parimet e sigurisë juridike dhe funksionimi i drejtë i tregut.



