Kombëtarja e Kosovës do të luajë sot (e martë) ndeshjen historike ndaj Turqisë për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Para kësaj ndeshjeje ka reaguar edhe faqja zyrtare e gjigantit italian Juventus.
Tashmë dihet se dy futbollistët e ‘Zonjës së Vjetër’, Edon Zhegrova dhe Kenan Yildiz, do të takohen sot me njëri-tjetrin, por kësaj radhe në cilësinë e kundërshtarit.
Faqja zyrtare e klubit ka postuar fotografitë e të dy lojtarëve me fanellën e Juventusit, duke ju uruar të dyve fat për ndeshjen e sotme.
Kujtojmë se ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë do të nis me fillim nga ora 20:45.



