Katër ushtarë izraelitë të vrarë në Liban, Izraeli godet edhe Teheranin

Katër ushtarë izraelitë janë vrarë gjatë luftimeve në jug të Libanit, sipas një njoftimi nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF).

Si pasojë e luftimeve, dy persona të tjerë janë plagosur dhe janë transportuar në spital. Njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa tjetri, një rezervist, është në gjendje më të stabilizuar.

Njëkohësisht me operacionet ushtarake në Liban, Izraeli nisi një valë të re sulmesh në kryeqytetin e Iranit, Teheran.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thonë se sulmet kishin në shënjestër “infrastrukturën e regjimit terrorist iranian”.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit