Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në kuadër të vizitës në Budapest, Hungari, realizoi takim me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, ndërsa mbajti edhe fjalim në ngjarjen të organizuar nga Mathias Corvinus Collegium (MCC), një institucion prestigjioz shkencor, arsimor dhe kërkimor.
Në takimin me kryeministrin Orban u konfirmua përcaktimi i përbashkët për thellimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy shteteve. Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë jashtëzakonisht konstruktive dhe miqësore, ku theksi u vendos mbi avancimin e bashkëpunimit ekonomik, tërheqjen e investimeve të reja, rritjen e shkëmbimit tregtar dhe realizimin e projekteve konkrete me interes të ndërsjellë.
Dy kryeministrat biseduan edhe për lidhjen infrastrukturore, stabilitetin energjetik dhe bashkëpunimin rajonal, duke vlerësuar se në kushte të sfidave globale, partneritetet e forta janë kyçe për sigurimin e stabilitetit dhe zhvillimit. U theksua edhe rëndësia e mbështetjes që shteti im e merr nga Hungaria në kontekstin e perspektivës evropiane, me ç’rast u nënvizua se procesi i integrimit duhet të bazohet në parime dhe në sistemin meritor.
Kryeministri Mickoski e theksoi edhe dimensionin e vlerave të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, duke nënvizuar se vlerat e përbashkëta – familja, tradita dhe ruajtja e identitetit kombëtar – janë themeli i shoqërive stabile dhe prosperuese. Njëkohësisht, u theksua edhe roli i Hungarisë në përballjen me krizën e migrantëve dhe rëndësia e bashkëpunimit në sigurimin e sigurisë rajonale.
Në kuadër të vizitës, kryeministri Mickoski mbajti fjalim edhe në ngjarjen e organizuar nga Mathias Corvinus Collegium, ku foli për rëndësinë e lidershipit, vizionit dhe guximit në kohë sfidash serioze evropiane dhe globale. Ai theksoi se shtetet e forta ndërtohen mbi politika të qarta, institucione stabile dhe mbrojtje të përpiktë të interesave kombëtare.
Në fjalimin e tij u potencua se Hungaria paraqet një shembull i shtetit që me një vizion të qartë dhe lidership të fortë arrin të sigurojë zhvillim ekonomik, stabilitet dhe ruajtje të identitetit. Kryeministri Mickoski e theksoi rolin e kryeministrit Viktor Orban si lider që ka guximin të marrë vendime në interes të shtetit të tij dhe që kontribuon për stabilitetin e rajonit dhe të Evropës.
Njëkohësisht, u theksua se partneriteti me Hungarinë nuk është formal, por thelbësor dhe i bazuar në besim, vlera të përbashkëta dhe bashkëpunim konkret. Të dyja vendet, siç u theksua, po ndërtojnë një aleancë strategjike të orientuar drejt zhvillimit ekonomik, mbështetjes politike dhe përballjes së përbashkët me sfidat e kohës moderne.
Kryeministri Mickoski shprehu mirënjohje për mbështetjen që Maqedonia e Veriut e merr nga Hungaria, duke vlerësuar se ajo është e sinqertë, e vazhdueshme dhe me rëndësi të jashtëzakonshme për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale.
U konkludua se vizita dhe aktivitetet e sotme përfaqësojnë një hap të rëndësishëm përpara në forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë, me një vizion të qartë të përbashkët për të ardhmen, të bazuar në bashkëpunim, besim dhe zhvillim.
Me respekt.



