Komisioni Rregullator për Energjetikë ka miratuar vendimin për çmimet maksimale të derivateve të naftës. Sipas vendimit të KRRE-së, çmimi i naftës mbetet i pandryshuar, ndërsa çmimi i vajit ekstra të lehtë rritet për gjysmë denari. Çmimet e benzinave janë kanë pësuar rënie.
Çmimet e derivateve sipas vendimit të fundit të KRRE-së:
Eurosuper 95: 86,50 → 84,00 = -2,50 den (ulje)
Eurosuper 98: 88,50 → 85,50 = -3,00 den (ulje)
Eurodizel: 95,50 → 95,50 = 0,00 den (pa ndryshim)
Vaj ekstra i lehtë (EL-1): 92,00 → 92,50 = +0,50 den (rritje)
Mazut: 47,610 → 50,41 = +2,80 den (rritje)
KRRE thekson se bëhet fjalë për çmime maksimale dhe tregtarët mund t’i ofrojnë edhe më lirë derivatet.



