Moti do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior, më e theksuar përgjatë luginës së Vardarit. Temperatura minimale do të lëvizë nga -2 deri në 6 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 10 deri në 18 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë në 4 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 15 gradë.
Gjatë javës së re do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm dhe më i freskët. Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, nga e marta priten reshje të kohëpaskohshme shiu. Reshjet do të jenë më të dendura të mërkurën dhe të enjten (lokalisht mbi 20 l/m²), ndërsa në zonat malore do të ketë reshje dëbore. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar nga drejtimi verior.



