Nikolloski: Aeroporti i Ohrit me kapacitete të reja për më shumë pasagjerë

Ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski njoftoi nisjen e një projekti të madh për rikonstruksionin, modernizimin dhe zgjerimin e Aeroportit të Ohrit “Shën Apostol Pavle”, transmeton TV21.

Sipas tij, ky është zgjerimi më i madh që po realizohet që nga ndërtimi i aeroportit, duke sjellë 4.500 metra katrorë hapësirë funksionale. Projekti pritet të rrisë ndjeshëm kapacitetet dhe të përmirësojë përvojën e udhëtarëve.
Mes tjerash Nikolloski theksoi se investimi do të hapë më shumë mundësi për zhvillimin e turizmit, biznesit dhe lidhjeve ajrore.

“Kjo është vërtet një ditë e veçantë, sepse të gjithë mund të shihni se po fillojmë një rikonstruksion serioz, modernizim dhe zgjerim të aeroportit të Ohrit “Shën Apostol Pavle”. Kjo, praktikisht, po ndodh në këtë përmasë dhe në këtë mënyrë për herë të parë që nga ndërtimi i aeroportit. Pas dhënies së koncesionit me TAV, pista e aeroportit u zgjerua dhe u modernizua, ndërsa tani, për herë të parë, kemi një zgjerim, modernizim dhe rikonstruksion serioz të aeroportit që pritet të sjellë 4.500 metra katrorë hapësirë funksionale, që është një rritje prej rreth 2.500 metrash katrorë krahasuar me hapësirën ekzistuese. Kjo do të thotë mundësi për shumë më tepër pasagjerë, të cilët do të ndihen më rehat gjatë mbërritjes dhe nisjes nga aeroporti i Ohrit. Do të thotë gjithashtu më shumë mundësi për turizëm, për biznes dhe për lidhje më të mira”, tha Aleksandar Nikollovski – ministër i Transportit.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit