Një shtetas grek, 48-vjeçari Pavlos Simeriontakis nga Athina, u gjet pa shenja jete mbrëmjen e së premtes në Spitalin e Sarandës.
Ai ishte duke udhëtuar drejt Greqisë së bashku me disa persona të tjerë që merren me tregtinë e sendeve të kuzhinës.
Shokët e tij u larguan fillimisht nga vendi i ngjarjes, por më vonë u lokalizuan dhe u morën në pyetje nga policia.
Sipas tyre, viktima vuante prej vitesh nga diabeti dhe nuk ndjeu mirë gjatë udhëtimit në Konispol, ku humbi jetën.



