Fund ndërtimeve pa leje në Strugë? Qyra paralajmëron aksion në bregun e liqenit

Strugë – Komuna e Strugës ka paralajmëruar ndërmarrjen e një aksioni të përbashkët me Inspektoratin për të intensifikuar kontrollet ndaj ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonën e bregut të liqenit.
Kryetari i komunës, Mendi Qyra, bëri të ditur se institucionet nuk do të tolerojnë më objektet ilegale dhe se do të ndërmerren masa konkrete ndaj të gjithë shkelësve të ligjit. Sipas tij, qëllimi i këtij aksioni është vendosja e rendit urban dhe mbrojtja e hapësirave publike.
Fokusi kryesor i kontrolleve do të jetë verifikimi i ndërtimeve të realizuara pa leje në zonat më të ndjeshme, ku ndërhyrjet e paligjshme kanë qenë të shpeshta.
Nga komuna theksojnë se aksioni pritet të nisë së shpejti dhe do të realizohet në koordinim të plotë me institucionet përgjegjëse, duke synuar ndalimin e dukurisë së ndërtimeve pa leje dhe ruajtjen e mjedisit në Strugë.

 

https://www.facebook.com/share/p/1HSbbLUQgb/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit