Anita Aziri: Për mua, muzika është më shumë se nota dhe tinguj – është një ilaç që lidh njerëzit me emocionet e tyre dhe i qetëson

Muzika nuk është thjesht argëtim, por një ilaç që qetëson dhe shëron shpirtin, thotë këngëtarja e njohur Anita Aziri. Për shumë njerëz, muzika është shkruse, një mënyrë për të përjetuar emocione dhe për t’u lidhur me brendësinë e tyre.

Sipas saj, muzika Jazz, e krijuar nga afrikanët, ka shërbyer si mënyrë për të shprehur dhimbjen dhe për të përjetuar shpresë. Nëpërmjet tingujve të JAZZ-it, artistët kanë treguar histori të thella emocionale që lidhen me jetën dhe vuajtjet e përditshme.

Anita Aziri për ora24.tv ka zbuluar se së shpejti do të sjellë shumë risitë për publikun e saj, duke premtuar eksperienca të reja muzikore që do të ndikojnë thellë në ndjenjat e dëgjuesve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit