Hiqen nga sheshi tabelat me të dhëna të pasakta për masakrat

Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë aksion për largimin e tabelave të ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, pasi ka konstatuar përmbajtje të pasaktë në disa prej materialeve të ekspozuara,.

Komuna e Prishtinës ka larguar ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998–1999” nga hapësirat publike, pas konstatimit të pasaktësive në disa prej materialeve të paraqitura.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Luftar Braha, bëri të ditur se vendimi është marrë pas revokimit të lejes për ekspozim.

“Komuna e ka revoku pëlqimin për ekspozimin e materialeve prej librit të Shkëlzen Gashit, të cilat kanë qenë të parapara prej datës 24 mars deri më 7 prill. Ky revokim është bërë për shkak të përmbajtjes së pasaktë e të pavërtetë në disa prej panove, të cilat rëndojnë kujtesën historike dhe kanë shkaktuar reagim publik,” ka theksuar ai.

Sipas tij, komuna nuk kishte bërë verifikim paraprak të materialeve:
“Nuk kemi bërë kontroll të materialeve. Nuk jemi censurë. Materialet kanë qenë të financuara edhe nga institucione shtetërore, prandaj nuk e kemi parë të arsyeshme të hyjmë në detaje. Nuk kemi menduar se mund të ketë pasaktësi kaq të ndjeshme”, ka theksuar ai.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit