Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka pritur në takim Komisionerin e Lartë të OSCE për Minoritetet, Christophe Kamp, i shoqëruar nga Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk.
Gjatë takimit u diskutua rëndësia e përfshirjes së komuniteteve jo-shumicë në jetën institucionale dhe kulturore, si dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe këtyre komuniteteve.
Ministrja Bogujevci theksoi përkushtimin e institucioneve për promovimin e barazisë, dialogut dhe respektit për të drejtat e të gjithë qytetarëve, duke vlerësuar njëkohësisht rolin mbështetës të OSBE-së në këto procese.
Vizita e Komisionerit Kamp u cilësua si një mundësi e rëndësishme për shkëmbim idesh dhe diskutim mbi zbatimin e ligjeve dhe politikave që prekin drejtpërdrejt komunitetet jo-shumicë në Kosovë./KultPlus.com



