Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, së bashku me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe anëtarë të Qeverisë kanë vizituar Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit, ku bashkarishtë kanë parë nga afër godinën e spitalit.
Në periudhën e kaluar këtu është punuar intensivisht për përmirësimin e kushteve për trajtimin e pacientëve, por edhe për përmirësimin e kushteve të punës së punëtorëve shëndetësorë.
“Kemi inspektuar departamentin e neuropsikiatrisë, i cili është në rikonstruksion. Megjithatë, përveç forcimit të infrastrukturës, institucioni po investon edhe në pajisje të reja dhe staf mjekësor.Këtu për herë të parë në fushën e urologjisë filluan të kryhen ndërhyrje laparoskopike. Prandaj nuk ka më nevojë që pacientët të shkojnë në Shkup për këtë lloj intervenimi. Gjithashtu për objektin është blerë edhe një aparat i lëvizshëm rentgeni C-arm me detektor dixhital. Ne investojmë në shëndetësinë publike përmes rikonstruksioneve, prokurimit të pajisjeve dhe ilaçeve, forcimit të kapitalit njerëzor përmes punësimit, edukimit, rritjes së pagave. Me të njëjtin ritëm do të vazhdojmë edhe në periudhën e ardhshme”, tha Demiri./tvklan.mk






Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you.
Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you.
Thank you, your article surprised me, there is such an excellent point of view. Thank you for sharing, I learned a lot.
Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you.
Your article helped me a lot, is there any more related content? Thanks!
Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me?