Kryeministri Hristijan Mickoski përsëriti qëndrimin se shteti duhet të shndërrohet në “një” njësi zgjedhore duke filluar nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai theksoi se duhet të vendoset edhe prag zgjedhor. Mickoski gjithashtu vlerëson se në zgjedhje duhet të votojë edhe diaspora por siç tha, duhet të hapen më tepër vendvotime pasi në disa shtete, përfaqësitë konsulare diplomatike gjenden larg vendbanimeve ku jetojnë shtetas të Maqedonisë.
“Ne jemi për “një” njësi zgjedhore, këtë e thash edhe në takimin e liderëve. Normalisht të ketë një prag të caktuar të cilin do ta dakordonim me partitë e tjera politike. Në atë një njësi zgjedhore, logjikisht duhet të votojë edhe diaspora, por problem thelbësor te votimi i diasporës është se disa përfaqësi diplomatike konsulare janë në largësi dhe nuk ka shumë interes, veçanërisht kjo ndodhë në Australi dhe në pjesën veriore të Amerikës”, deklaroi Hristijan Mickoski – Kryeministër.



