Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski sot pati një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Metju Loson, i cili iu kushtua realizimit të partneritetit strategjik dhe avancimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.
“Biseduam hapa konkretë për thellimin e bashkëpunimit, me theks në fushat me rëndësi për zhvillimin ekonomik, siç janë infrastruktura, arsimi dhe shëndetësia, si dhe segmente të tjera me interes të ndërsjellë”, shkroi Mucunski në profilin e tij në Fejsbuk.
Ai shtoi se në takimjanë përqendruar edhe në dinamikën rrjedhëse të marrëdhënieve dypalëshe, duke konfirmuar gatishmërinë e ndërsjellë për avancimin e mëtejshëm të tyre.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen qëndrime për sfidat aktuale gjeopolitike, me fokus të veçantë në situatën në Lindjen e Mesme, thuhet në komunikatë.



