Rutte: Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e lavdëroi aleancën ushtarake transatlantike për rritjen e shpenzimeve për mbrojtje në vitin 2025, por theksoi se duhet të shpenzohen edhe më shumë mjete për t’iu përgjigjur kërcënimeve aktuale,. Rutte gjithashtu deklaroi se kapacitetet raketore të Iranit paraqesin kërcënim për aleancën.

“Aleanca, NATO, tashmë prej një kohe është e qartë, që para se unë të bëhesha sekretar i përgjithshëm, se Irani nuk duhet të posedojë armë bërthamore. NATO gjithashtu prej kohësh e ka njohur kërcënimin që programi raketor iranian e paraqet për aleatët dhe interesat e tyre. Dhe ajo që Shtetet e Bashkuara aktualisht po bëjnë është zvogëlimi i atyre kapaciteteve, si atyre bërthamore ashtu edhe atyre raketore. Ta marrim si shembull atë që ndodhi me “Diego Garcia”, baza britaniko-amerikane, e cila ishte objektiv i një rakete që, sipas kësaj, mund të arrijë një rreze prej 4.000 kilometrash. Pra, përfundimi logjik nga ai lëshim është se Irani tani posedon kapacitete që po bëhen gjithnjë e më të rrezikshme për aleatët”, tha Mark Rutte – Sekretar I Përgjithshëm I NATO-S.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit