Bëhet fjalë për një fazë kyçe në hartimin e Planit për menaxhimin e pellgut lumor, ndërsa procesi është i hapur për të gjitha palët e interesuara.
“Kjo që po e nisim sot është një mesazh se menaxhimi i ujërave në shtetin tonë ndërtohet me transparencë, përfshirje dhe përgjegjësi. Sepse zgjidhjet e qëndrueshme krijohen me pjesëmarrjen e atyre që varen më së shumti prej tyre”, theksoi Hoxha.
Në fjalimin e tij, Hoxha theksoi rëndësinë e mbështetjes nga Zvicra, e cila është një partner i fortë përmes Programit për menaxhimin, shfrytëzimin dhe mbrojtjen e ujërave nëntokësore.
Përmes këtij programi forcohen kapacitetet institucionale, promovohet menaxhimi i qëndrueshëm dhe harmonizimi me standardet evropiane.



