Mickoski: Prioritet i Qeverisë janë kostot më të ulëta të jetesës dhe paga më të larta

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me analizën e Entit Shtetëror të Statistikave për pagat e paguara për muajin janar, deklaroi se rritja e pagave është një sinjal pozitiv, por se nevojitet rritje edhe më e madhe.

“Gjithmonë gëzon fakti kur vazhdon trendi i rritjes së pagave, përfshirë edhe në muajin janar, ashtu siç njoftoi Statistika. A është kjo e mjaftueshme? Jo. Gjithmonë duhet më shumë dhe si Qeveri do të përpiqemi të kemi sa më pak kosto të jetesës, përkatësisht inflacion, dhe sa më të larta të ardhurat e të punësuarve. Ky është qëllimi dhe prioriteti ynë kryesor si Qeveri. Kështu jemi sjellë deri më tani dhe kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen”, deklaroi Mickoski.

Ai theksoi se Qeveria do të vazhdojë me politikat e orientuara drejt uljes së inflacionit dhe përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit