Kuvendi do të shpallë konkurs të ri për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Gjyqësor, pasi Sejfulla Osmani, i cili është njëri nga dy kandidatët e paraqitur, dyshohet se ka dhënë deklaratë të rreme.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut
Pas anulimit të shpalljes nga Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, po shqyrtohen afatet ligjore dhe procedurat përkatëse. Në përputhje me këtë, shpallja e re për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor do të publikohet në afatin më të shkurtër të mundshëm.
– po shqyrtohen afatet ligjore dhe procedurat
– në afatin më të shkurtër të mundshëm do të shpallet konkurs i ri për anëtarë të Këshillit Gjyqësor
Kryetari i Komisionit për zgjedhje dhe emërime, Gjorgji Sajkovski, e konfirmoi informacionin se zgjedhja në Kuvend për anëtar të Këshillit Gjyqësor është anuluar për shkak se Osmani ka dhënë deklaratë të rreme. Ai nuk ka deklaruar se ka qenë i shkarkuar në periudhën kur ka qenë gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gostivar.
Në fillim të marsit, Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve i kishte propozuar Arbër Isakun dhe Sejfulla Osmanin si kandidatë, nga të cilët njëri duhej të zgjidhej anëtar i Këshillit Gjyqësor. / Alsat.mk.



