Të punësuarit në arsim do ta marrin rritjen e pagës së marsit, e cila është pjesë e marrëveshjes kolektive, ashtu siç do ta marrin edhe punonjësit në shëndetësi dhe të gjithë punonjësit në administratën shtetërore dhe publike që kanë marrëveshje kolektive të nënshkruara nga kjo Qeveri. Këtë e deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur pyetjeve parlamentare se sa do të rritet paga në arsim me pagesën e marsit në prill.
Ai gjithashtu shtoi se të martën në mbledhjen e qeverisë ka kaluar edhe propozim-marrëveshja kolektive të cilën institucionet shtetërore do të duhet ta nënshkruajnë me punonjësit në administratë, me të cilën punonjësit për dy vjet do të kishin pagë për rreth 40% më të lartë nga ajo që kanë sot.
“Njëkohësisht do të fillojë edhe procesi, pasi tashmë është miratuar teksti i propozim-marrëveshjes kolektive, të cilën institucionet shtetërore do ta nënshkruajnë me të punësuarit në administratë, dhe e cila më parë ishte dakorduar dhe harmonizuar me dy sindikatat SPOGj dhe Sindikata e Administratës dhe e Shërbimit Shtetëror të Maqedonisë (SADU). Ajo kaloi të martën në mbledhje të Qeverisë, ka disa detaje që duhet të përpunohen gjatë kësaj jave, sot, nesër, pasnesër, dhe pres që nga e hëna të përfundojë edhe nënshkrimi, dhe që tashmë në prill të marrin pagë sipas llogaritjes së re. Kjo pagë do të jetë më e lartë për shkak të nivelizimit linear të të gjithë të punësuarve në sektorin publik, e rritur për 8%. Kështu do të jetë në prill 2027, kështu do të jetë në prill 2028. Kjo do të thotë se për afërsisht dy vite nga sot, të punësuarit do të kenë të ardhura rreth 40% më të larta se ato që kanë sot. Ky marrëveshje është e para e këtij lloji që ndonjëherë Qeveria e ka nënshkruar me këta të punësuar”, tha Hristijan Mickoski.
“Meqenëse lista u zgjerua pak, këtu u përfshinë edhe shërbimet e prokurorisë dhe të gjyqësorit, rreth 10 mijë persona janë përfshirë dhe me këtë ne rregullojmë 99% të marrëdhënieve tona me kolegët tanë, ku shteti është punëdhënës. Diçka që deri më tani askush nuk e ka bërë”, shtoi Mickoski.
Kryeministri kujtoi se një nga marrëveshjet e para kolektive që kjo Qeveri nënshkroi ishte pikërisht me sindikatat e arsimit.
“Kjo ishte prioritet i kësaj Qeverie të gjente një zgjidhje për një proces shumë të rëndësishëm, që është procesi i rritjes së pagave të punonjësve të arsimit. U nënshkrua një marrëveshje, e cila përfundon në vitin 2028. Sepse nuk donim të merrnim përsipër detyrime që tejkalojnë kohëzgjatjen e mandatit të kësaj Qeverie në kushte kur do të kishim zgjedhje të rregullta”, shtoi Mickoski.



