81 punëtorë të termocentralit me thëngjill në Manastir kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas dyshimeve për helmim me ushqip në mensen e termocentalit.
Pas rastit raportohet se mensa është e mbylluar përkohësisht, ndërkohë që po bëhen analizat dhe hetimet e nevojshme për të gjetur shkaktarët e ankesave të punëtorëve të cilët kanë dhembje stomaku, vjellje dhe temperaturë.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Inspektorati Shtetëror Sanitar e kanë mbylluar mensën në termocentral, ndërkohë që Qendra për Shëndetin Publik po kryen po merret me shkaqet e rastit.
Mediat vendore raportojnë se sipas deklaratave të punëtorëve gjatë kontrollit tek mjekët, problemet shëndetësore u shfaqën pas konsumimit të lazanjës me salcë në mensën e punëtorëve. Disa nga punëtorët morën edhe terapi me infuzion.



