Histori të grave të dhunuara në Kosovë, diskutohen sot në Bibliotekën Kombëtare

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, sonte nga ora 18:00, në kuadër të programit “Në Bisedë” mbahet diskutim për librin e ri “The Strongest Link: An Oral History of Wartime Survivors in Kosovo” (Hallka më e fortë: Një histori gojore e të mbijetuarave të përdhunimit gjatë luftës në Kosovë) nga Anna di Lellio dhe Garentina Kraja, moderuar nga Linda Gusia.

Di Lellio dhe Kraja do paraqesin një histori gojore të grave që i mbijetuan dhunës seksuale të përdorur si armë gjatë luftës së Kosovës. Përmes zërave të tyre, njëzet gra përshkruajnë terrorin e luftës, si dhe makthet dhe mendimet vetëvrasëse që ende i mundojnë sot.

Libri përqëndrohet në sfidat e tyre, jeta e së cilave u ndryshua dhe u shkatërrua nga një regjim i dhunshëm, nga lufta dhe nga rregullat patriarkale. Përmes historive të tyre, ato njëkohësisht treguan edhe guxim të jashtëzakonshëm, si dhe përkushtim të palodhur ndaj familjeve dhe komuniteteve të tyre./KK /KultPlus.com

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit