Struga në mbrëmje

Sali BASHOTA

Struga në mbrëmje

Ashtu është siç thotë poeti
Valët e Drinit të Zi
Nuk i zë gjumi
Mbrëmjeve poetike në Strugë
Derisa nxënësit e gjimnazit “Ibrahim Temo”
Recitojnë poezi për Kosovën
Para Pllakës Përkujtimore në Strugë
Në çdo çast përmallohet dhimbja
Made in Kosova 1999
Pika i bie heshtjes
Kur secili e merr me vete shkrumbin
Me numrin rendor të ofshamave
Ashtu është siç thotë poeti
As valët e Drinit të Bardhë
Nuk i zë gjumi
Aty ku bashkohen
Të dy lumenjtë
Të njëjtit zogj të lumtur
Fluturojnë si Nositi i Poradecit
Ashtu është siç thotë poeti
Edhe pikat e shiut
Ngjajnë me dashurinë e parë
Mbrëmjeve poetike në Strugë
Ashtu është siç thotë poeti

(Strugë, 12 shkurt 2026) /KultPlus.com

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit