Koncerti i këngëtares së njohur botërore Shakira, i planifikuar të mbahej në Doha më 1 prill, është shtyrë për shkak të “situatës rajonale”, sipas platformës zyrtare Qatar Calendar.
Artistja kolumbiane ishte paraparë të performonte në kryeqytetin e Katar në kuadër të turneut të saj botëror, por zhvillimet e fundit në rajon kanë ndikuar në ndryshimin e planeve.
Po ashtu, është shtyrë edhe OFFLIMITS Music Festival në Abu Dhabi, ku përveç Shakirës pritej të performonin edhe Jonas Brothers. Organizatorët kanë njoftuar se festivali do të mbahet në muajin nëntor.
Këto zhvillime vijnë në një kohë kur disa ngjarje kulturore dhe sportive në rajonin e Gjirit janë shtyrë ose anuluar për shkak të tensioneve të lidhura me përfshirjen e Irani dhe Shtetet e Bashkuara në konflikt.
Ndër të tjera, këngëtari Josh Groban ka anuluar koncertet e tij në Dubai dhe Bahrein, ndërsa Formula 1 ka pezulluar garat e planifikuara në Bahrein dhe në qytetin saudit Xheda.



