Maqedonia e Veriut sot përballjen historike me Danimarkën, trajneri Sedllovski nuk publikon formacionin

E udhëhequr nga përzgjedhësi i ri, Goce Sedlloski, përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll do të ballafaqohet sonte në Kopenhagë me Danimarkën, në kuadër të gjysmëfinales së barazhit për kualifikim në Kampionatin Botëror 2026.

Në prag të kësaj sfide vendimtare, Sedlloski theksoi rëndësinë e këtij momenti për të gjithë vendin:

“Ky është një moment i madh për të gjithë ne. Kemi shansin të luftojmë për një vend në Botëror dhe ky është një motiv që bashkon të gjithë shtetin. Danimarka është një kundërshtar cilësor dhe i respektuar, por edhe ne jemi këtu me arsye. Tek ekipi shoh energji, përqendrim dhe dëshirë,” deklaroi Sedlloski në konferencën për media.

Ai ka bërë të ditur se ekipi është i përgatitur taktikisht, por ka vendosur të mos e zbulojë formacionin startues deri në momentet e fundit para ndeshjes.

Detajet e ndeshjes:

Vendi: Stadiumi “Parken”, Kopenhagë (Kapaciteti: 38,000 ulëse)

Koha: 20:45

Tifozët: Stadiumi është i shitur plotësisht, ku priten rreth 1,000 tifozë maqedonas.

Fituesi i këtij dueli do të luajë në finalen e plejofit më 31 mars, kundër fituesit të ndeshjes mes Çekisë dhe Republikës së Irlandës.

Mes të përzgjedhurve 8 futbollistë shqiptarë

Në listën e trajnerit Sedllovski janë përfshirë gjithsej 8 futbollistë shqiptarë, që pritet të jenë pjesë e rëndësishme e skuadrës në sfidat e ardhshme: Enis Bardhi, Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Imran Fetai, Egzon Bejtullai, Reshat Ramadani, Isnik Alimi dhe Lirim Qamili.

Lista e plotë përfshin tre portierë: Stole Dimitrievski, Dejan Iliev dhe Damjan Shishkovski.

Në repartin e mbrojtjes janë ftuar: Gjoko Zajkov, Darko Velkovski, Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Andrej Stojçevski, Sebastian Herrera, Nikola Serafimov, Imran Fetai dhe Egzon Bejtullai.

Në mesfushë janë përzgjedhur: Elif Elmas, Enis Bardhi, Boban Nikolov, Tiho Kostadinov, Reshat Ramadani, Isnik Alimi, Ljupçe Doriev, Luka Stankovski dhe Jani Atanasov.

Ndërsa në sulm janë përfshirë: Deni Musovski, Enis Rastoder, Bojan Miovski, Darko Çurlinov, Milan Ristovski, Aleksandar Trajkovski dhe Lirim Qamili.

Në këtë listë spikasin edhe dy debutime, të Deni Musovski dhe Sebastian Herrera, ndërsa në skuadër rikthehet mesfushori Boban Nikolov.

Me një kombinim të lojtarëve me përvojë dhe prurjeve të reja, përfaqësuesja synon të vazhdojë paraqitjet pozitive dhe të mbajë gjallë ambiciet për kualifikim në Botërorin 2026 në SHBA.(iNA)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit