Perinski në vizitë në Sveti Nikollë dhe Çeshinovë-Obleshevë: Mbi 228 milionë denarë për zhvillim lokal

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zlatko Perinski realizoi vizita pune në Sveti Nikollë dhe Çeshinovë – Obleshevë, ku në fokus ishin investimet, projektet infrastrukturore dhe bashkëpunimi ndërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal.

Gjatë takimeve me kryetarët e komunave, anëtarët e Këshillit dhe administratën komunale, u diskutua për aktivitetet aktuale, prioritetet lokale dhe realizimin e projekteve që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve.

Perinski informoi se në Qendrën Burimore për mbështetje të komunave tashmë është krijuar një bazë ekspertësh që ofron ndihmë profesionale dhe teknike, duke mundësuar mbështetje të drejtpërdrejtë për komunat sipas nevojës.

Gjithashtu, u paralajmërua nisja e një procesi të ri për shqyrtimin e nevojës për ndryshime në zgjidhjet ligjore për bashkëpunimin ndërkomunal, me qëllim përmirësimin e shfrytëzimit të resurseve dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët.

Me mbështetjen e Qeverisë, përmes dy thirrjeve publike për financimin e projekteve kapitale infrastrukturore, janë siguruar mjete të konsiderueshme:

  • Për Sveti Nikollë – 23 projekte në vlerë prej 168.434.241 denarë;
  • Për Çeshinovë – Obleshevë – 9 projekte në vlerë mbi 60 milionë denarë.

“Këto investime janë përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj nevojave të qytetarëve dhe dëshmi se përmes bashkëpunimit me komunat sigurojmë zhvillim të barabartë”, theksoi Perinski.

Kryetari i komunës së Sveti Nikollë, Dejan Vladev, theksoi se komuna po punon intensivisht në përgatitjen dhe realizimin e projekteve zhvillimore, të fokusuara në përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve publike.

Ndërsa kryetari i komunës së Çeshinovë – Obleshevë, Jordançe Kostadinov, nënvizoi se tashmë janë realizuar dy projekte infrastrukturore – ndërtimi i rrugëve në fshatin Sokolarec dhe përgatitja e dokumentacionit teknik për rrugën Obleshevë – Spançevë.

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale vazhdon të mbështesë komunat përmes programeve për zhvillim të barabartë rajonal dhe zvogëlim të dallimeve, me qëllim rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit