Është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare kantautori i njohur italian Gino Paoli, një nga figurat më përfaqësuese të muzikës së lehtë italiane dhe ndër themeluesit e shkolla gjenoveze.
I lindur në vitin 1934 në Monfalcone dhe i lidhur ngushtë me Gjenova, Paoli solli një transformim të thellë në këngën italiane që nga vitet ’60, duke trajtuar dashurinë me emocione të thella dhe melankoli.
Mes veprave të tij më të njohura janë “Il cielo in una stanza” (e bërë e famshme nga Mina), “Sapore di sale” dhe “Senza fine”, kjo e fundit e lidhur me Ornella Vanoni. Paoli ndërthurte mjeshtërisht vargun poetik me ritmet e këngës popullore, duke krijuar një stil unik që ndikoi gjenerata të tëra artistësh si Fabrizio De André, Luigi Tenco, Bruno Lauzi dhe Umberto Bindi.
Trashëgimia e tij muzikore do të mbetet e paharrueshme për muzikën italiane dhe fansat në mbarë botën./KultPlus.com



