Kos mesazh Ramës e Vuçiqit: Pa reforma në drejtësi, s’ka afrim me tregun e BE-së

Javë më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidenti serb, Alkesandar Vuçiq, publikuan një editorial të përbashkët lidhur me zgjerimin e Bashkimit Evropian, dhe format e bashkëpunimit të shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor me BE’në. Aty, Rama e Vuçiq, përkrahin idenë që këto vende të anëtarësohen në BE pa të drejtë vetoje e pa komisionerë.,

Lidhur me këtë çështje është deklaruar komisionerja europiane e zgjerimit, Marta Kos, përcjell express.

Kjo e fundit, ka thënë se të dy liderët, Rama e Vuçiq, e dinë se sa shumë duhet bërë, që të bëhen pjesë e zonës Shëngen.

‘‘Nuk e di nëse ata liderë – të paktën njëri prej tyre me siguri e di – nëse të dy e kuptojnë sa shumë duhet të japin nëse duan të bëhen pjesë e Shengenit apo e një tregu të përbashkët. Pra, ka vërtet shumë reforma që duhen bërë, sidomos në fushën e sundimit të ligjit’’, ka thënë ajo në komentin e saj.

Komisionerja ka deklaruar se duhet të ‘’shohim se çfarë funksionon mirë’’ kur flasim për marrëdhënieve.

‘’Ne tashmë kemi një lloj sistemi që funksionon shumë mirë. Kështu që do të shohim se në çfarë drejtimi do të shkojnë shtetet anëtare. Por për momentin, kemi për shembull vende të treta si Norvegjia apo Islanda, si edhe Zvicra – secila me pozita të ndryshme – por ato janë pjesë e Shengenit. Ato mund të ulen në këshill, mund të marrin pjesë, por nuk kanë të drejtë vote. Prandaj mendoj se duhet të shohim se çfarë funksionon mirë tashmë, kur flasim për thellimin e marrëdhënieve jashtë kornizës së anëtarësimit të plotë’’, ka deklaruar ajo.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit