Meta ofron garanci 50 mln lekë për lirimin nga paraburgimi/ GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit

Gjykata e Posaçme e refuzoi sërish ish-presidentin Ilir Meta i cili i kishte kërkuar të gjitha opsionet, edhe garanci pasurore prej 50 milionë lekë, edhe arrest shtëpie edhe lirim të menjëhershëm.

Gjykata e dha vendimin pikërisht ditën e ditëlindjes së ish-presidentit i cili mbushi 57 vjeç në burg.

“I kërkova t’ja bënim dhuratë lirinë në ditën e lindjes. Beteja jonë nuk  mbaron këtu, do vazhdojmë, do presime dhe vendimin e Gjykatës Kushtetutës.

Meta nuk u paraqit sot, e ka humbur besimin te gjykata, kërkon vetëm përballjen në themel. Unë parashtrova pretendimet e mia”, u shpreh avokati i Metës, Kujtim Cakrani.

Në kohën kur çështja ka përfunduar në gjykim themeli dhe kur ish-presidenti akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, avokati ka shpresë se do ta lirojë një ditë.

Gjykata Kushtetuese ka caktuar datë për të shqyrtuar kërkesën e Metës qe kërkon shfuqizimin e të gjitha masave arrest në burg.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit