Kjo situatë hap pyetje serioze për respektimin e standardeve themelore profesionale, normave etike dhe parimeve të komunikimit në hapësirën publike.
Në të njëjtën kohë, Qeveria u bën të qartë të gjithë bartësve të funksioneve publike se prej tyre pritet niveli më i lartë i respektit dhe korrektësisë ndaj mediave dhe gazetarëve. Por, po ashtu, me të njëjtën seriozitet pritet që edhe gazetarët të përgjigjen me të njëjtin nivel profesionalizmi, respekti dhe përgjegjësie. Respekti është dhe duhet të mbetet një vlerë e dyanshme në çdo shoqëri demokratike.
Për këtë arsye, bëhet thirrje ndaj Këshillit për etikë në media, Shoqatës së gazetarëve dhe Sindikatës së pavarur të gazetarëve dhe punonjësve të mediave, si organizata relevante, që ta dënojnë publikisht dhe pa ekuivok një sjellje të tillë.
Nga këto institucione pritet rol aktiv në forcimin e standardeve profesionale, si dhe një thirrje e qartë për të gjithë punonjësit e mediave që të respektojnë vazhdimisht parimet etike, dinjitetin e individit dhe kulturën e dialogut publik.



