Komuna e Butelit investon në shëndetësi: Poliklinikë e re me shërbime të zgjeruara për banorët

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, sot nënshkroi kontratën për ndërtimin e një poliklinike të re në territorin e komunës, njoftojnë nga vetëqeverisja lokale.

Institucioni i ri shëndetësor do të ndërtohet në lokacionin e ambulancës ekzistuese të vjetër dhe do të ofrojë shërbime të zgjeruara dhe moderne për banorët e komunës.

Sipas planit, në objekt do të funksionojnë një pikë për ndihmë të shpejtë mjekësore, shërbim nate, kabinet për rezonance magnetike, laborator dhe farmaci.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit