Afro 20% e pushimeve mjekësore në ministri të brendshme konsiderohen të “parregullta”

Shkup, 23 Mars, Zhurnal.mk – Fondi i Sigurimit Shëndetësor (FSSH) në Maqedoni të Veriut tha se ka gjetur në një hulumtim se 19,45% e pushimeve mjekësore të marra nga të punësuarit në ministrinë e brendhsme në pjesën e dytë të vitit të kaluar kanë qenë të “parregullta”.

FSSH se në bazë të hulumtimit që ka bërë në gjashtë mujorin e dytë të vitit të kaluar për 80 të punësuar në këtë ministri e të cilët kanë marrë pushime mjekësore, ka patur 514 pushime mjekësore gjithsejtë.
Sipas njoftimit, kontrolli është realizuar në gjysmën e dytë të vitit 2025 dhe ka përfshirë 80 persona të siguruar tek fondi publik shëndetësor, me gjithsej 514 raste pushimesh mjekësore.

Nga ky numër i përshirë në hulumtim, FSSH thotë te këtë gjetur parregullsi në marrjen e pushimit mjekësor nga 29 të punësuar.
Sipas këtij fondi, të njëjtit kanë përdorë 236 pushime mjekësore gjithesejtë, e prej të cilit numër 100 të kenë qenë të “parregullta”, përkatësisht 19,45%.

Sipas fondit të sigurimeve shëndetësore kontrollet e të punësuarëve në këtë ministri janë bërë në 105 institucione shëndetësore private.

Si masë ndaj këtyre pushimeve mjekësore të “parregullta” kanë filluar të shqiptohen ndëshkime në vlerë të përgjithshme prej rreth 1.2 milionë denarë për shkak të keqpërdorimeve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit