Përurohet objekti i rikonstruktuar i shkollës “Mosha Pijade” në Tetovë, i pranishëm kryeministri Hristijan Mickoski

Shkup, 23 mars – Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, sot do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të Qendrës Rajonale të rikonstruktuar për arsim profesional të mesëm “Mosha Pijade” në Komunën e Tetovës.

Bëhet fjalë për një objekt që ka një rol të rëndësishëm në arsimin profesional dhe trajnimin e të rinjve, ndërsa me rikonstruksionin pritet të përmirësohen kushtet për mësim dhe punë praktike të nxënësve.

Pas ngjarjes, është paraparë që Hristijan Mickoski të japë një deklaratë për mediat.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit