Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare, në disa vende herë pas here e përforcuar nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 3 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 8 deri në 16 gradë.
Në Shkup moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe me periudha të herëpashershme me diell. Do të fryjë erë mesatare, kohë pas kohe më e fuqishme nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë në 2 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 15 gradë, njofton UHM R.
Në ditët në vijim pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe erë mesatare deri e përforcuar kryesisht nga veriu. Përjashtim do të jetë dita e hënë, kur priten kushte për reshje të dobëta shiu.
Ndërkohë, sot zyrtarisht fillon pranvera. Në hemisferën veriore, përfshirë edhe vendin tonë, ajo nis në orën 15:46, ndërsa në hemisferën jugore fillon stina e vjeshtës.
Dita e parë e pranverës është dita e 79-të e vitit dhe do të zgjasë 12 orë e 8 minuta. Dielli lindi në orën 05:37 dhe do të perëndojë në orën 17:46./Ora24.tv



