Me përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, janë përmbyllur edhe aktivitetet humanitare të realizuara gjatë muajit te bekiar te Ramazanit nga Restaurant Lama’s Palace.
Gjatë këtij muaji, përmes një organizimi të strukturuar dhe angazhimit të madh të stafit të restaurantit, janë përgatitur gjithsej 9,113 iftare. Këto ndihma janë shpërndarë tek mbi 1,500 familje skamnore dhe jetimë, me përbërje prej 1 deri në 6 anëtarë.
Shpërndarja është realizuar gjatë gjithë muajit të Ramazanit, duke përfshirë edhe sigurimin e ushqimit për ditën e Bajramit. Gjithashtu, mbështetje është ofruar edhe për mbi 1,000 nxënës që ndjekin mësimet e besimit islam.
Si pjesë e përmbylljes së këtij aksioni humanitar, organizatorët kanë paralajmëruar një aktivitet të veçantë për fëmijët, i cili do të mbahet nesër në qendër të fshatit Studeniçan, pas namazit të xhumasë, në ora 13:00. Në këtë aktivitet do të bëhet shpërndarja e pakove me produkte ushqimore për fëmijët.
Organizatorët u bëjnë thirrje qytetarëve që të njoftojnë fëmijët dhe të marrin pjesë në këtë ngjarje.
Në fund, është përcjellë edhe urimi që agjërimi, lutjet dhe veprat e mira të të gjithë besimtarëve të jenë të pranuara.
Si dhe falemenderim i 284 donatorëve që mbështeten finaciarish me besnikëri dhe bujari këto aktivitete.



