Koalicioni VLEN, i përbërë nga disa subjekte politike, pritet që në një të ardhme të afërt të formalizohet si një parti e vetme politike. Procesi i bashkimit tashmë ka hyrë në një fazë të avancuar, ku të gjitha partitë përbërëse, duke përfshirë Lëvizjen Besa, Lëvizjes Demokratike dhe ASH-në e mbetur në qeveri, kanë ndërmarrë hapa konkretë drejt shkrirjes së strukturave të tyre organizative.  E fundit që bëri këtë hap është edhe partia Alernativa, të cilët  e kanë  autorizuar  kryetarin e partisë, Bekim Sali, që t’i vazhdojë negociatat për unifikimin e VLEN-it, duke e pasur mandatin e plotë për secilin vendim.