17 vjet nga ndarja tragjike e Natasha Richardson – aksidenti që tronditi botën e kinemasë

Kanë kaluar 17 vite nga vdekja e papritur e aktores së njohur Natasha Richardson, por kujtimi dhe trashëgimia e saj artistike vijojnë të mbeten të gjalla.

Aktorja humbi jetën në mars të vitit 2009, pas një aksidenti që fillimisht u duk i lehtë, por që rezultoi fatal. Ngjarja ndodhi më 16 mars gjatë një pushimi familjar në një resort skish në Mont Tremblant, në Kanada.

Richardson ishte duke marrë një mësim privat skish kur rrëshqiti në një pistë për fillestarë dhe goditi kokën. Fillimisht, ajo nuk i kushtoi rëndësi rënies dhe refuzoi ndihmën mjekësore, duke u kthyer në hotel.

Megjithatë, disa orë më vonë gjendja e saj u përkeqësua ndjeshëm. Ajo kishte pësuar një hemorragji të brendshme në tru, e njohur si hematoma epidurale, një gjendje e rrezikshme që shpesh nuk shfaq simptoma të menjëhershme. Aktorja u transportua fillimisht në spitale në Kanada dhe më pas në New York, ku u shtrua në Lenox Hill Hospital.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo ndërroi jetë më 18 mars 2009, në moshën 45-vjeçare, duke lënë pas një boshllëk të madh në botën e filmit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit