Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, përmes Myftinisë së Shkupit, ka publikuar oraret për faljen e namazit të sabahut dhe të Fitër Bajramit.
Sipas njoftimit, besimtarët në Shkup më 20 mars do të falin namazin e sabahut në ora 05:04, ndërsa namazi i Fitër Bajramit do të falet në ora 06:19.
Manifestimi qendror do të mbahet tradicionalisht në Xhaminë “Mustafa Pasha” në Shkup, ndërsa ceremonia do të transmetohet drejtpërdrejt në TVM2.




