Pas 40 vitesh kontribut në arsim, pensionohet Natmir Zhaku, drejtor i SH.F. “Nuri Mazari” në Dollogozhdë

Pas një karriere të gjatë dhe të përkushtuar në fushën e arsimit, është pensionuar drejtori i Shkollës Fillore Komunale “Nuri Mazari” në Strugë, Natmir Zhaku.
Me rreth 40 vite përvojë në edukimin dhe formimin e brezave të rinj, Zhaku ka lënë gjurmë të pashlyeshme si mësimdhënës dhe drejtues i institucionit. Gjatë angazhimit të tij, ai është vlerësuar për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e çmuar në ngritjen e cilësisë së arsimit.
Pensionimi i tij shënon fundin e një kapitulli të rëndësishëm në jetën profesionale, por njëkohësisht mbetet një shembull frymëzimi për gjeneratat e reja të arsimtarëve.
Stafi i shkollës, nxënësit dhe komuniteti kanë shprehur mirënjohje të thellë për punën dhe kontributin e tij ndër vite, duke i uruar shëndet dhe jetë të gjatë në këtë fazë të re të jetës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit