Petre Shilegov përmes një deklarate ka reaguar pas largimit të tij nga LSDM, di dhe ndaj deklaratave të kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe. Ai tha se iniciativa për përjashtimin e tij nga LSDM është ngritur në kundërshtim me Statutin e partisë. Ai i bëri thirrje kreut të LSDM-së të vijë në Organizatën Komunale të partisë në Karposh dhe atje, së bashku me anëtarësinë, të diskutojë përjashtimin e tij, por edhe, siç shtoi ai, largimin e Filipçes. Përveç kësaj Shilegov akuzon se udhëheqja e aktuale e partisë po punon për VMRO-DPMNE-në.
“Thash se është e qartë se ekziston një marrëveshje që përcakton që LSDM duhet të jetë në gjendjen në të cilën është, të humbasë vazhdimisht temat dhe të lejojë që VMRO-DPMNE të fitojë dy mandate, me kusht që të mos i nënshtrohet hetimeve dhe ndjekjeve penale të mundshme”, tha Shilegov.



