Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters ka publikuar një hetim në të cilin pretendohet se është zbuluar identiteti i artistit misterioz të artit rrugor Banksy, i cili për vite me radhë ka mbetur anonim, transmeton KultPlus.
Sipas këtij hetimi, personi që besohet se qëndron pas pseudonimit Banksy është Robin Gunningham nga qyteti i Bristol-it në Angli, një emër që prej kohësh është përmendur në spekulimet rreth identitetit të artistit.
Raporti analizon dokumente publike, lëvizje dhe lidhje të mundshme me vendet ku janë shfaqur veprat e Banksy-t ndër vite. Megjithatë, përfaqësuesit ligjorë të artistit kanë kundërshtuar publikimin e pretendimeve, duke theksuar se anonimiteti është pjesë thelbësore e identitetit dhe mesazhit të tij artistik.
Banksy konsiderohet një nga figurat më të rëndësishme të artit bashkëkohor, i njohur për veprat satirike dhe politike që shfaqen papritur në hapësira publike në qytete të ndryshme të botës. /KultPlus.com



