Rasim Binakaj, 38-vjeçari që humbi jetën sot si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit në Gjakovë, raportohet se ishte xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj.
Lajmi u bë i ditur përmes postimeve në rrjetet sociale nga familjarët e tyre.
Ndërkaq, Elijona ende nuk ka reaguar publikisht mbi tragjedinë që ka prekur familjen e saj.
I ndjeri më parë kishte shkruar për aksidentin e rëndë në Kroaci, ku kishin humbur jetën nëna dhe motra e Elijonës.





