Nën akuzën keqpërdorim të procedurave të furnizimeve publike, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe punë të pandërgjegjshme në shërbim.
Në gjykatën Themelore të Tetovës sot pritet të mbahet seanca e tretë me radhë e gjykimit për Teatrin dhe Bibliotekën e Tetovës, për të cilin projekt, katër persona fizik, Haki Fazliu ish drejtor, Artan Arsllani përgjegjës i komisionit për furnizime, Bajram Muça inxhinier dhe Sejdi Shasivari pronar i kompanisë që kryen punimet në objekt, akuzohen për keqpërdorimin e mbi 11 milion eurove.
Në seancën e sotme pritet të marrin pjesë edhe ekspertë të jashtëm por edhe ekspertë nga Ministria e Kulturës. Përndryshe gjykimi për projektin e Teatrit të Tetovës ka filluar në nëntor të vitit të shkuar dhe deri kë tani janë mbajtur vetëm dy seanca, ndërsa tre herë seancat janë anuluar shkaku i mungesës së ndonjërit nga të akuzuarit./Alsat.mk.



