Nga mesi i javës ftohtë, ulen temperaturat

Sot moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare. Pasdite do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale shiu. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -3 deri në 3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 13 deri në 19 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 1 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 18 gradë.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftojnë se gjatë javës së re do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira, deri të mërkurën me reshje të herëpashershme lokale shiu. Të mërkurën dhe të enjten do të fryjë erë mesatare, në disa vende herë pas here e përforcuar nga drejtimi lindor dhe verilindor. Temperatura ditore do të ketë tendencë rënieje.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit