Meidani takon zv.kryeministren Koçiu dhe ministrin Limani, në fokus Korridori 8 dhe integrimi europian

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka zhvilluar një takim me zv.kryeministren e Shqipërisë, Belinda Koçiu, dhe ministrin e Punës dhe Politikave Sociale, Fatmir Limani, ku në qendër të diskutimeve kanë qenë zhvillimet në rajon dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve.

Sipas njoftimit të ambasadorit Meidani, gjatë takimit është biseduar për projektet me interes të përbashkët dhe për forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Në fokus të veçantë të bisedës kanë qenë rëndësia strategjike dhe progresi i Korridorit VIII, si një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore për rajonin, si dhe avancimi i procesit të integrimit europian.

Po ashtu, gjatë takimit është theksuar edhe rëndësia e zbatimit të plotë dhe konsekuent të Marrëveshjes së Ohrit, si një nga shtyllat kryesore për stabilitetin dhe funksionimin demokratik të shtetit.

Ambasadori Meidani e ka cilësuar takimin si një bisedë të hapur dhe konstruktive, ku janë diskutuar sfidat dhe mundësitë për të forcuar më tej bashkëpunimin mes vendeve të rajonit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit