Sonte në ora 21:00 në Ora24.tv – Hoxhë Harbin Osmani flet për Natën e Kadrit në “Zëri i Ramazanit” me Ruvejd Idrizin

Sonte në ora 21:00, në Ora24.tv do të transmetohet emisioni “Zëri i Ramazanit” me gazetarin Ruvejd Idrizi, ku i ftuar është Hoxhë Harbin Osmani.

Në këtë emision do të diskutohet për rëndësinë e Natës së Kadrit (Lejletul Kadrit), një nga netët më të mëdha dhe më të vlefshme në muajin e shenjtë të Ramazanit. Gjatë bisedës do të shtjellohen domethënia e kësaj nate, vlerat shpirtërore që ajo mbart dhe mënyra se si besimtarët mund ta shfrytëzojnë këtë natë të bekuar për lutje, pendim dhe afrimitet me Zotin.

Hoxhë Harbin Osmani do të ndajë edhe mesazhe dhe këshilla për besimtarët lidhur me rëndësinë e ibadetit dhe reflektimit gjatë kësaj periudhe të shenjtë.

Emisionin “Zëri i Ramazanit” mund ta ndiqni sonte në ora 21:00 në Ora24.tv.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit